Sot në Kosovë pritet të kemi mot të ngjashëm, me vranësira e mundësi për ndonjë interval kohore me diell. Do të ketë reshje të herëpashershme, lokale shiu të intensitetit kryesisht të dobët.
Temperaturat pritet të luhaten nga 3 minimalja deri në 13 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veirore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e në disa zona me intervale kohore me diell. Reshje kryesisht të pakta lokale priten në disa rajone ndërsa temperaturat pa ndonjë ndryshim.
Vranësira të dendura do të na vinë të shtunën së bashku me reshjet shiu. Reshjet e shiut pritet të fillojnë gjatë ditës për tu intensifikuar pasdite vonë dhe në mbrëmje. Vende-vende priten reshje intensive dhe ka mundësi që të ketë vërshime të shpejta. Reshje priten në të gjitha viset tona, ndërsa në Shqipëri lokalisht priten rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë.
Të dielën pak më ftohtë dhe me vranësira e reshje lokale. Vende-vende priten rrebeshe me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Në Shqipëri dhe Maqedoni pasdite do të ketë intervale kohore me diell. Në viset kodrinore-malore lokalisht priten fjolla bore./MeteoBallkan















