Sot në Kosovë pritet të mbajë mot jo-stabil, me vranësira dhe rrebeshe lokale shiu dhe nuk do të mungojnë as intervalet kohore me diell. Do të fryjnë erëra kryesisht nga jugperëndimi. Temperaturat pritet të luhaten nga 2 minimalja deri në 14 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e shtuna sjellë mot të ndryshueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu të shpeshta në disa rajone. Reshjet do të jenë të karakterit lokal e në disa rajone paksa më intensive.
Reshje dhe rrebeshe lokale shiu priten edhe paraditen e ditës së diele me vranësira të dendura në gati të gjitha viset, ndërsa pasditen e së dielës priten intervale kohore me diell dhe reshjet do të pushojnë.
Edhe fillimi i javës së re pritet të sjellë shumë vranësira dhe reshje lokale jo të shumta./MeteoBallkan













