Pas plot 21 orësh përpjekje është shpëtuar 24 vjeçari Klajdi Qato nën rrënojat në Durrës.
Presidenti Ilir Meta tha se ai është nxjerrë mirë dhe pa lëndim, por se ai është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Për këtë aksion Meta ka falënderuar ekipet e shpëtimin e në veçanti ato të Greqisë që ndihmuan në gjetjen e të riut.
Ja postimi i plotë:
Sapo mora një lajm të shkëlqyer në Thumanë: Mbas 21 orësh, luftë e përpjekjesh nën rrënoja, Klajdi 24-vjeçar në Durrës, shpëtoi mrekullisht!
Falenderime të veçanta për forcat tona të shpëtimit që punuan pa u lodhur, veçanërisht dhe ekipit të specializuar të Greqisë, që dha një kontribut shumë të çmuar dhe profesional për të garantuar daljen e Klajdit nga rrënojat, pa asnjë dëmtim dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira.
Shumë faleminderit dhe Klajdit, i cili luftoi plot kurajo!
Duhet të vazhdojmë me kurajo dhe shpresë për të shpëtuar jetën e çdo shqiptari nën rrënoja!