Ministrja e Arsimit Besa Shahgini ka njoftuar mbrëmjen e së dielës se për 2 ditë në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan nuk do të zhvillohet mësim.
“Duke e marrë këtë situatë parasysh, si dhe duke dëgjuar me shumë respekt sugjerimet e psiokologëve të ndryshëm që na kanë kontaktuar dje dhe sot, kemi vendosur që: Dita e nesërme për të gjithë nxënësit e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, TË JETË DITË PUSHIMI!
Ditë pushimi të jetë njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjecare, të cilët punojnë në administratë shtetërore” – tha Shahini.