Shiu i ditës së sotme ka pushtuar thuajse gjithë territorin, ndërsa ka sjellë përmbytjet e rrugëve. Probleme nga ky shi ka patur në Durrës dhe Vlorë, nga ku raportohet bllokim i akseve kryesore. Shiu i dendur i ditës së hënë ka kufizuar lëvizjen si për këmbësorët edhe për automjetet. Bashkia e Vlorës dhe Durrësit kanë apeluar qytetarët që të shmangin lëvizjen që nuk ëshrë urgjente. Ndërkohë situata më serioze paraqitet në periferi të qyteteve në fjalë.
Postimi i plotë i Bashkisë Vlorë:
Të dashur qytetarë! Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme.
Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.
Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.