Stuhia Tropikale Imelda ka goditur shtetin amerikan të Teksasit me reshje jashtëzakonisht ekstreme të cilat kanë shkaktuar përmbytje katastrofike në Teksasin lindor dhe juglindor.
Tani jemi në kulminacionin e sezonës së uraganëve dhe sistemeve të fuqishme tropikale në Oqeanin Atlantik dhe Paqësor dhe për momentin ka të paktën 6 sisteme të rrezikshme dhe të fuqishme tropikale (për të cilat do të bëjmë fjalë më vonë) në mesin e të cilave edhe Stuhia Tropikale Imelda e cila tani ka humbur vetitë e Stuhisë Tropikale por reshjet që solli ky sistem në Teksas ishin me të vërtetë shumë të mëdha. Stuhia rrugëtojë shumë ngadalë dhe në këtë mënyrë reshje shumë të fuqishme u përqëndruan për një kohë të gjatë në të njëjtat rajone të Teksasit.
Pamje nga Teksasi:
https://www.facebook.com/ExtremeChaseTours/videos/524249445004369/?t=17