Pas kalimit të ciklonit të fuqishëm i cili shkaktojë destabilizim të fuqishëm të motit në rajonin tonë, tani mbi rajon do të depërtojnë fusha pak më stabile ajrore si dhe priten ngritje të temperaturave.
Shumica e territorit të bregdetit shqiptar dhe malazez ditëve të ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe të nxehtë. Nganjëherë mund të ketë edhe vranësira kalimtare dhe erëra, por në përgjithësi pritet mot i këndshëm veror. Vranësira më të theksuara herë pas here, pra kalimtare priten në zonen veriore të bregdeti shqiptar, por do të mbetet mot kryesisht stabil dhe pa reshje atmosferike./Meteoballkan