Në këto çaste atmosfera është destabilizuar fuiqishëm në shumë pjesë të Kroacisë kontinentale, në Bosnjë, Slloveninë lindore dhe qendrore, ndërsa në orët e ardhshme atmosfera do të destabilizohet pjesërisht edhe në Mal të Zi dhe Serbi. Nuk do të isha çuditur sikur ndonjë rrebesh shiu të depërtojë nga Mali i Zi në drejtim të disa rajoneve edhe në Kosovë në afërsi të Malit të Zi pasdite vonë.
Stuhi të fuqishme priten sot në Francë, pjesë të Belgjikës, Holandës dhe Britanisë, Spanjën lindore dhe Italinë veriore. Stuhi lokale priten edhe në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, kurse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të mbetet kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Përjashtim mund të kenë disa rajone në Kosovë në afërsi të Malit të Zi./Meteoballkan