• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Pse e turbulluan ujin të reshurat e fundit dhe si duhet vepruar?

Pse e turbulluan ujin të reshurat e fundit dhe si duhet vepruar?

22/11/2022 | 16:29
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.02.2023.) E shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.07.2025.) E Shtunë

11/07/2025 | 23:45
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 12 Korrik!

11/07/2025 | 23:31
Parashikimi i motit për sot – e premte

Parashikimi i motit për sot – e premte

11/07/2025 | 05:44
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të Premten!

11/07/2025 | 00:15
Moti nesër dhe ditët në vijim – E diel

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (11.07.2025.) E Premte

11/07/2025 | 00:10
Çfarë po ndodh me detin në Shqipëri? Në një orë të ditës në gjithë bregdetin e jugut shfaqen masa të mëdha ndotje 

Çfarë po ndodh me detin në Shqipëri? Në një orë të ditës në gjithë bregdetin e jugut shfaqen masa të mëdha ndotje 

10/07/2025 | 11:37
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e enjte

10/07/2025 | 05:51
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punimet në rrjet ditën e Enjte, 10 Korrik!

09/07/2025 | 22:03
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (23.09.2021.) E Enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (10.07.2025.) E Enjte

09/07/2025 | 21:45
Gjendja sinoptike pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror!

Gjendja sinoptike pas frontit të fuqishëm të ftohtë ajror!

09/07/2025 | 19:36
Era thyen pemë dhe shkakton kaos, një stuhi tjetër goditi mbrëmë Kroacinë – dalin pamjet

Era thyen pemë dhe shkakton kaos, një stuhi tjetër goditi mbrëmë Kroacinë – dalin pamjet

09/07/2025 | 10:13
Moti për ditën e sotme, pasdite rrebeshe shiu

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

09/07/2025 | 05:45
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Pse e turbulluan ujin të reshurat e fundit dhe si duhet vepruar?

Pse e turbulluan ujin të reshurat e fundit dhe si duhet vepruar?

22/11/2022 | 16:29
718
SHARES
2.1k
VIEWS
Shpërndaje

Probleme në qarkullim, vërshime e përmbytje, dëme në amvisëri e bujqësi. Po ashtu edhe mungesë të ujit. Shi bjen, por ujë nuk ka. Apo ujë ka, por ai nuk mund të pihet e mbase as shfrytëzohet për përdorim.

Të gjitha këto telashe, nuk po ndodhin për herë të parë, qytetarët ballafaqohen me një gjë të tillë sa herë që ka reshje, përcjell klankosova.tv.

1

Dhe zgjidhja, është gjë kundi!

Ndonëse irritimi i qytetarëve rritet, e njëjta nuk mund të thuhet për përgjegjësinë institucionale.

Me mungesë të ujit po përballen komuna e Fushë Kosovës, Drenasit, Obiliqit dhe një pjesë e lagjes Kalabria në kryeqytet. Ndërkohë që edhe disa fshatra të Gjakovës, po përballen me telashet me ujin.

Deri tek ndërprerja e furnizimit me ujë, nga KRU Prishtina, i kanë thënë Klan Kosovës, se ka ardhur për shkak të nivelit të lartë të turbullirës që bën të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që KRU posedon.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Arjeta Mjeku, tha se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët e fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për t’u trajtuar pastaj për pije.

E nga Iber Lepenci, kanë deklaruar se: “Meqënese kanali ështe i tipit të hapur, është vështirë që të mbrohet nga ndikimi i natyrës/të reshurave në sasi kaq të mëdha. Jemi të vetëdijshëm edhe për problemet që mund të ndodhin edhe tek ujesjellësat rajonal, dhe na vjen keq për situatën e krijuar, por ju garantojmë që jemi në përpjekje maksimale që t’i zbusim këto ndikime”.

Sipas tyre, reshje me intensitet kaq të lartë, ka vite që nuk ka pasur.

Sa i takon Komunës së Gjakovës, KRU Gjakova ka njoftuar se atje ka përmirësim të situatës.

“Në burimin e bjeshkës së Babaj të Bokes ku furnizohen 34 fshatra te Rekës së Keqe, të dielën nga ora 14:00 kanë qenë pa ujë deri të hënën rreth orës 08:30 ku kemi fillu me furnizu atë zonë pasiqë intensiteti i shirave është zvoglu dhe turbullira ka rënë dukshëm-pastaj është fut në filtra dhe çdo gjë është në rregull për momentin”, kanë thënë për Klan Kosova nga zyra për informim e KRU Gjakova.

Ndërkaq për burimin e fshatit Gërçinë, thonë se nga e diela uji ka turbullsi dhe ende vazhdon edhe të hënën të jetë i pashfrytëzueshëm për pije e poashtu edhe në stacionin e pompave në Brekoc, për shkak të futjes së shirave në rezervoarin e pompave thithëse, për momentin uji është i papërdorshëm për pije.

Ndërkohë edhe QRSHP në Pejë, ka njoftuar se janë në bashkëveprim dhe në kontakt të vazhdueshëm me KRU Hidrodrini – Pejë.

Situata është nën kontrollë dhe monitorim të vazhdueshëm me mostrimin e ujit për pije, thuhet mes tjerash.

Rekomandimet e përgjithshme që ata kanë dhënë deri në një njoftim tjetër janë:

  1. Uji para përdorimit të vlohet
  1. Të konsumohet uji për pije nga resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar

Ndërkohë, deri në një zgjidhje të kësaj çështjeje, qytetarëve iu mbetet të gjejnë alternativa tjera të furnizimit me ujë./KlanKosova


Related Posts

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.02.2023.) E shtunë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.07.2025.) E Shtunë

11/07/2025 | 23:45
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!
Kosovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 12 Korrik!

11/07/2025 | 23:31
Parashikimi i motit për sot – e premte
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e premte

11/07/2025 | 05:44
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲