• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Ka mbuluar shumë pjesë të Evropës, vjen edhe në Shqipëri dhe Kosovë pluhuri apo rëra afrikane! Do rriten temperaturat

Pse vjen pluhuri nga Saharaja në Europë?

16/05/2024 | 17:18
Moti për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot – e hënë

19/05/2025 | 09:17
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 19 Maj!

19/05/2025 | 00:20
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.05.2025.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (19.05.2025.) E Hënë

19/05/2025 | 00:15
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e diel

18/05/2025 | 09:10
Moti për sot dhe ditët në vijim – e hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.05.2025.) E Diele

18/05/2025 | 00:10
Orteku në Alpet zvicerane zë disa persona, nis operacion i madh i kërkim-shpëtimit

Orteku në Alpet zvicerane zë disa persona, nis operacion i madh i kërkim-shpëtimit

17/05/2025 | 20:40
Viktima dhe mbi 600,000  njerëz pa energji elektrike nga stuhitë e forta dhe tornadot në SHBA

Viktima dhe mbi 600,000 njerëz pa energji elektrike nga stuhitë e forta dhe tornadot në SHBA

17/05/2025 | 12:59
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

17/05/2025 | 08:52
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 17 Maj!

16/05/2025 | 23:49
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.05.2025.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (17.05.2025.) E Shtunë

16/05/2025 | 23:21
Kujdes! Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?

Kujdes! Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?

16/05/2025 | 21:42
Miliona amerikanë në alarm teksa stuhitë dhe tornadot e forta kërcënojnë SHBA-në

Miliona amerikanë në alarm teksa stuhitë dhe tornadot e forta kërcënojnë SHBA-në

16/05/2025 | 21:25
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Ka mbuluar shumë pjesë të Evropës, vjen edhe në Shqipëri dhe Kosovë pluhuri apo rëra afrikane! Do rriten temperaturat

A massive sandstorm blowing off the northwest African desert has blanketed hundreds of thousands of square miles of the eastern Atlantic Ocean with a dense cloud of Saharan sand. The massive nature of this particular storm was first seen in this Sea-Viewing Wide Field-of-View satellite image acquired Feb. 26, 2000 when it reached over 1000 miles into the Atlantic. (Courtesy image by Norman Kuring, NASA)

Pse vjen pluhuri nga Saharaja në Europë?

16/05/2024 | 17:18
696
SHARES
2k
VIEWS
Shpërndaje

Nuk është më një ngjarje e rallë që stuhitë e pluhurit të mbërrijnë nga Saharaja në Europë dhe kjo gjë ndodh prej kohësh.

Këtë pranverë pluhuri i Saharasë mbërriti në Athinë, mbi njëmijë kilometra larg. Kjo shkaktoi një ngjarje natyrore mbresëlënëse, sepse u duk sikur Akropolis ndodhej përkohësisht në mars. Çdo gjë u mbulua me ngjyrë të kuqërremtë portokalli.

Si krijohet në Sahara një stuhi pluhuri?

Stuhitë e pluhuri krijohen kur Saharaja ka erëra të forta në kushte të thata. Shketëtira e Saharasë shtrihet në një pjesë të madhe të Afrikës së Veriut. Rëra e shkretërirës përbëhet nga grimca të madhësive të ndryshme, shpjegon për Deutsche Wellen, Carlos Perez Garcia-Pando, ekspert për rërën dhe pluhurin në qendrën Supercomputing të Barcelonës.

Imazh nga Shtutgarti i mbuluar nga pluhuri i Saharasë në shkurt 2021Imazh nga Shtutgarti i mbuluar nga pluhuri i Saharasë në shkurt 2021
Në shkurt 2021 pluhuri i Saharasë mbërriti deri në Gjermani, sikurse shihet në këtë imazh nga ShtutgartiFotografi: Arnulf Hettich/imago images

Disa grimca janë të mëdha dhe të rënda, këto merren me vete nga era. Por nuk janë këto ato që mbërrijnë në Europë duke kaluar nëpër Detin Mesdhe.

Kur këto grimca të mëdha rëre bien në tokë, ato godasin grumbujt e rërës e cila shpërbëhet në pjesëza shumë të vogla pluhuri, shpjegon Garcia-Pando. Dhe pikërisht këto pjesëza të vogla përhapen në distanca të gjata, sepse janë shumë të vogla dhe të lehta.

Këto stuhi pluhuri krijohen kur kushtet e motit janë shumë të thata. Përndryshe grimcat e rërës njomen dhe rëndohen, kështu që nuk mund të fluturojnë në distanca të gjata. Stuhitë e rërës shfaqen më shumë në zonat që kanë pak bimësi, sepse bimësia do ta pengonte erën dhe pluhuri do qëndronte tek bimët.

Pse sjellin këto era pluhur në Europë?

Stuhitë e pluhurit shfaqen rregullisht në Shkretëtirën e Saharasë. Po që të bëjnë mijëra kilometra në drejtim të veriut duhet që kushtet e motit të jenë të tilla që të krijojnë erëra të forta. Vetëm atëherë stuhia përshkon distanca të gjata.

Në shumicën e rasteve pluhuri i Saharasë transportohet nga një zonë e presionit të ulët në Detin Mesdhe dhe prej andej në Europë. Këto sisteme janë shumë të forta dhe krijojnë erëra të forta që lëvizin në drejtimin e kundërt të akrepave të orës, thotë Garcia-Pando. Tipike është që ato shfaqen në pranverë. Ndodh rrallë, por edhe kushte moti me presion të lartë mund të shkaktojnë ngjarje të tilla.

Pjesëzat e pluhurit që përfundojnë në Europë, mund të qëndrojnë në ajër gjatë, sepse janë më të vogla se kokrrat e rërës, të cilat bien shpejt në tokë, shpjegon Stuart Evans, ekspert për çështjet e pluhurit në Universitetin e Bufalos në Nju Jork, në një E-mail për Deutsche Wellen. “Ajo që vjen në Europë është stuhi pluhuri, jo stuhi rëre,” shpjegon Evans.

Imazh nga mali Brisen në Zvicër në atmosferën e veshur nga pluhuri i SaharasëImazh nga mali Brisen në Zvicër në atmosferën e veshur nga pluhuri i Saharasë
Pluhuri i Saharasë në malet e Zvicrës, mali Brisen, më 15 mars 2022Fotografi: URS FLUEELER/Keystone/picture alliance

A përbëjnë stuhitë e pluhurit rrezik?

“Gjithnjë ka ndodhur në histori, pluhuri është i moçëm sa Toka,” thotë Garcia-Pando. “Kjo nuk është gjë e re.”

Kur analizohen këto stuhi pluhuri kërkohet të kuptohet fenomeni dhe të mësohet çfarë rëndësie ka për shoqërinë dhe klimën, thotë Garcia-Pando. Pluhuri nuk është gjithnjë diçka e keqe: Ai shërben përshembull si një lloj ushqimi për pyjet dhe oqeanet, sepse përmban hekur dhe fosfor.

Sasia e pluhurit në Tokë është rritur në krahasim me periudhën e para industrializimit, thotë Garcia-Pando. Kjo ka kryesisht të bëjë me kultivimin e tokës nga njeriu, por edhe me ndryshimin e klimës.

Për ta bërë të qartë si funksionon kjo duhet imagjinuar një copë toke me kore. Kur shkel njeriu mbi të ose kur kalon një makinë, atëherë korja shpërbëhet në shumë pjesë të vogla dhe në pluhur. Dhe “të gjithë këto copëza të vogla merren lehtë nga era”.

Në lidhje me ndryshimin e klimës Garcia-Pando përmend si shembull burimet ujore, të cilat thahen prej thatësirës. “Kur një liqen thahet, pjesët sedimentare të mbetura në fund të liqenit janë shumë të shpërbëshme dhe mund të merren shumë lehtë nga ajri,” thotë eksperti i pluhurit.

Perëndimi i diellit në Hamburg në atmosferën e ngjyrosur prej pluhurit të SaharasëPerëndimi i diellit në Hamburg në atmosferën e ngjyrosur prej pluhurit të Saharasë
Edhe Hamburgu në veri të Gjermanisë e ka përjetuar pluhurin e Saharasë marsin e vitit 2021, si tregon ky imazh në perëndim të diellitFotografi: frank bründel/rtn – radio tele nord/picture alliance

Aktualisht shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse ndryshimi i klimës shkakton më shumë apo më pak erëra në Tokë. Po ashtu e vështirë është të parashikosh të ardhmen e stuhive të pluhurit.

“Kjo është një nga pasiguritë më të mëdha që ne kemi gjatë prognozave për të ardhmen e pluhurit,” thotë Garcia-Pando. “Ne duhet të kuptojmë si zhvillohen erërat në situata të ndryshme, jo vetëm erërat e zakonshme, por edhe erërat ekstreme.”

Si mund të ruhesh nga stuhia e pluhurit?

Kur stuhia e pluhurit mbërrin në Europë, thotë Garcia- Pando, duhen ndjekur të njëjtat këshilla që ndiqen kur ditët kanë ajër me cilësi shumë të keqe. Pluhuri përbën rrezik për rrugët e frymëmarrjes. Prandaj duhen mbajtur maskat dhe duhet hequr dorë nga aktivitetet sportive jashtë. Kjo vlen sidomos për njerëzit me sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes.


Related Posts

Moti për ditën e sotme
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e hënë

19/05/2025 | 09:17
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete
Kosovë

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën, 19 Maj!

19/05/2025 | 00:20
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.05.2025.) E Martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (19.05.2025.) E Hënë

19/05/2025 | 00:15
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲