Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të dielën, më 22.02.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Ky është orari sipas rajoneve:
Prizren
Punime nga pala e tretë
1.
NS 35/10 kV Prizreni IV:
Nga dalja 10[kV] J05 Bizmuti do të ndërprehet:
TS 10/0.4[kV] Nazmi Beqiri DIE BAU shpk (kodi: 30033005008) nga ora 10:00 deri 14:00
Vendet: Turgut Ozal .
Arsyeja: Punët që duhet te kryhen sipas PEE dhe projektit te aprovuar, modifikimi i panelit e TU 0.4 kV sipas PEE Nr. 3358.
Ferizaj
Punime nga pala e tretë
1.
Nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:
Dalja 10kV J14 Rahovica (kodi: 40000014) prej orës 09:00 deri në ora 13:00
Vendet: Bibaj, Talinoc i Muhaxherëve, Softaj, Pojatë, Papaz, Rahovicë dhe Fusha e Madhe.
Arsyeja: Punët që duhen të kryhen, sipas PEE dhe projektit të aprovuar.
Gjilan
Punime nga pala e tretë
1.
Nga TS 110/35/10 kV Gjilani 1 do të ndërprehet:
Dalja 10kV J12 Thertorja (kodi: 60062012) nga ora 10:00 deri 13:00
Vendet: Fani, Therrtorja, Fludi, TMK-ja, Stacioni i pompave Velekincë, Resti, Laza.
Arsyeja: Punët që duhen të kryhen sipas zgjidhjes teknike.
















