Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, më saktësisht në orën 3:54, Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 6,4 Rihter, që po cilësohet si njëri nga më të fuqishmit në 30 vitet e fundit.
E në mesin e shumë videove të publikuara që shfaqin momentet e lëkundjeve të fuqishme, ajo çfarë më së shumti fitoi vëmendjen është një qen që parandien rrezikun pak sekonda para se të dridhet e gjithë Shqipëria.
Kafshët që mund të parandjenjë tërmetet, fakte dhe shembuj që kanë ndodhur në mbarë botën
Kjo është dëshmia më e mirë, sesi kafshët parandiejnë shumë kohë para njerëzve tërmetet që ndodhin kudo nëpër botë.
Kujtojmë që deri më tani kanë humbur jetën 16 persona dhe shumë tjerë janë lënduar.