• Të fundit
  • Më të klikuara
  • Të gjitha
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Qeveria shpall masa emergjente për situatën me rrymë, reduktimet do të vazhdojnë edhe për 60 ditë

Qeveria shpall masa emergjente për situatën me rrymë, reduktimet do të vazhdojnë edhe për 60 ditë

24/12/2021 | 17:30
Çfarë moti na pret nga sot

Moti për ditën e sotme

03/07/2022 | 09:14
Moti për ditën e sotme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.07.2022.) E Diele

02/07/2022 | 22:21
Çfarë janë retë “Mammatus” që u panë sot mbi vendin tonë?

Çfarë janë retë “Mammatus” që u panë sot mbi vendin tonë?

02/07/2022 | 21:50
Anija ndahet në dysh nga stuhia, dhjetëra të zhdukur

Anija ndahet në dysh nga stuhia, dhjetëra të zhdukur

02/07/2022 | 20:42
Mbyten dy persona brenda disa minutave në plazhet e Shqipërisë

Mbyten dy persona brenda disa minutave në plazhet e Shqipërisë

02/07/2022 | 18:42
Furtunë e madhe në Shkup, dalin pamjet e para

Furtunë e madhe në Shkup, dalin pamjet e para

02/07/2022 | 16:45
Çfarë duhet të bëjmë kur pickohemi nga grerëza

Çfarë duhet të bëjmë kur pickohemi nga grerëza

02/07/2022 | 15:10
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (30.06.2022.) E Enjte

Vazhdon mot i ndryshueshëm, por i nxehtë!

02/07/2022 | 12:43
Shkurtohet për 3 orë rruga drejt Sarandës, pamje

Shkurtohet për 3 orë rruga drejt Sarandës, pamje

02/07/2022 | 11:06
Fotografia e pazakontë e reve që u bë virale në rrjetet sociale

Fotografia e pazakontë e reve që u bë virale në rrjetet sociale

02/07/2022 | 09:15
Çfarë moti na pret nga sot

Moti për sot dhe nesër

02/07/2022 | 09:04
Çfarë moti na pret nga sot?

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (02.07.2022.) E Shtunë

01/07/2022 | 23:33
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
2 °c
Pristina
9 ° Wed
11 ° Thu
7 ° Fri
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Qeveria shpall masa emergjente për situatën me rrymë, reduktimet do të vazhdojnë edhe për 60 ditë

Qeveria shpall masa emergjente për situatën me rrymë, reduktimet do të vazhdojnë edhe për 60 ditë

24/12/2021 | 17:30
1.8k
Shpërndarje
5k
Shikime
Shpërndaje

Vendi edhe zyrtarisht ka hyrë në gjendje emergjente me rrymë. Me një vendim të Qeverisë, të marrë të premten, qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime të rrymës për një periudhë më të gjatë. Sipas vendimit për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë” parashihet që reduktimet të vazhdojnë maksimalisht edhe për 60 ditë. Fjalën përfundimtare për gjendjen emergjente për energjinë do ta ketë Kuvendi i Kosovës.

Sipas njoftimit në faqen e Qeverisë, në mbledhjen e 51-të janë shpallur masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji. Masat emergjente do të vlejnë për maksimalisht 60 ditë.

Masat emergjente përfshijnë vendosjen e kufizimit në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Vendimi parasheh themelimin e një Komiteti Teknik Emergjent me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandimeve te Ministrja e Ekonomisë. Ky Komitet ka për detyrë të rekomandojë zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të krijuara nga kriza ekonomike. Pas rekomandimeve Ministria duhet të publikojë masat kufizuese obligative.

Në arsyetim të Qeverisë për këtë vendim thuhet se “Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës aktualisht është duke u përballur me vështirësi të theksuara si reflektim i rritjes së theksuar të konsumit të energjisë elektrike në vend, pamjaftueshmërisë së gjenerimit të brendshëm për ta mbuluar konsumin dhe krizës globale energjetike që ka rezultuar me rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare”.

Si pasojë e konsumit të shtuar për ngrohje, Qeveria ka thënë se mund të paraqiten disa pasoja si: armortizimi i aseteve, mosbalanc në sistemin interkonektiv, vërejtje nga ENTSO-E.

Me këto masa, obligohet Korporata Energjetike e Kosovës të disburzojë suvcencionet e Qeverisë për qëllim të importit të rrymës.

Aprovimi i vendimit mundëson zbatimin e masave menjëherë, por vendimi duhet të shqyrtohet për miratim edhe nga Kuvendi. Kuvendi për shtatë ditë nga pranimi i vendimit të Qeverisë ka të drejtë ta refuzojë miratimin e tij duke i ndërprerë masat e aprovuara dhe të ndalojë gjendjen e emergjencës.

Vendimi parasheh masa për 60 ditë, por Kuvendi mund ta vazhdojë edhe për periudha tjera për nga 30 ditë.

Ka disa ditë që në vend janë kthyer reduktimet e energjisë elektrike. Edhe pse institucionet kanë thënë se plani është për reduktime 8 me 2, kjo në shumë lagje e qytete s’po realizohet. Qytetarët kanë shprehur mllefin se po mbesin shumë më gjatë pa rrymë, në ditët më të ftohta të vitit.

Rekomandime

Moti për ditën e sotme
Uncategorized

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (03.07.2022.) E Diele

02/07/2022 | 22:21
Çfarë duhet të bëjmë kur pickohemi nga grerëza
Uncategorized

Çfarë duhet të bëjmë kur pickohemi nga grerëza

02/07/2022 | 15:10
Një person në Prishtinë pëson lëndime nga breshri
Kosovë

Një person në Prishtinë pëson lëndime nga breshri

30/06/2022 | 18:42
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com