• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Raka paralajmëron rritje enorme të rasteve me Koronavirus, nëse s’respektohen masat

Raka paralajmëron rritje enorme të rasteve me Koronavirus, nëse s’respektohen masat

10/05/2020 | 14:10
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.04.2023.) E Martë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.07.2025.) E Diel

05/07/2025 | 23:56
Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, veriu i Italisë nën ujë – shtyhen shumë fluturime

Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, veriu i Italisë nën ujë – shtyhen shumë fluturime

05/07/2025 | 17:12
Bora zbardh një pjesë të Turqisë në fillim të korrikut

Bora zbardh një pjesë të Turqisë në fillim të korrikut

05/07/2025 | 15:59
Probabilitet për ndonjë stuhi të izoluar në disa rajone!

Probabilitet për ndonjë stuhi të izoluar në disa rajone!

05/07/2025 | 13:08
Të paktën 24 të vdekur dhe deri në 25 fëmijë të zhdukur në përmbytjet e rrëmbyeshme në Teksas, SHBA

Të paktën 24 të vdekur dhe deri në 25 fëmijë të zhdukur në përmbytjet e rrëmbyeshme në Teksas, SHBA

05/07/2025 | 09:55
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.07.2025.) E Shtunë

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

05/07/2025 | 08:05
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS njofton për punimet në rrjet ditën e Shtunë! 5 Korrik

04/07/2025 | 22:33
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.07.2025.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.07.2025.) E Shtunë

04/07/2025 | 22:24
Ariu vret turistin në Rumani, publikohen fotot e fundit që bëri

Ariu vret turistin në Rumani, publikohen fotot e fundit që bëri

04/07/2025 | 20:21
QKMK paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Kroaci: Shmangni autostradat drejt Zagrebit, 500 mijë persona pritet të marrin pjesë në një koncert

QKMK paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Kroaci: Shmangni autostradat drejt Zagrebit, 500 mijë persona pritet të marrin pjesë në një koncert

04/07/2025 | 13:55
Furtuna me shi drejt Sllovenisë dhe përreth!

Furtuna me shi drejt Sllovenisë dhe përreth!

04/07/2025 | 13:49
Thatësia dhe temperaturat e larta, policia me apel: mos shkaktoni zjarre!

Thatësia dhe temperaturat e larta, policia me apel: mos shkaktoni zjarre!

04/07/2025 | 12:03
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Raka paralajmëron rritje enorme të rasteve me Koronavirus, nëse s’respektohen masat

Raka paralajmëron rritje enorme të rasteve me Koronavirus, nëse s’respektohen masat

10/05/2020 | 14:10
891
SHARES
1.6k
VIEWS
Shpërndaje

ritje enorme të rasteve me COVID-19, nëse nuk respektohen masat ka paralajmëruar mikrobiologu Lul Raka, teksa e ka kritikuar mosrespektimin e tyre prej qytetarëve, ditët e fundit. Sipas tij, paraqitja e numrit më të vogël të rasteve, nuk do të thotë që qytetarët të relaksohen dhe të kthehen në normalitet. Nëse vazhdohet kështu, ai paralajmëron se do të ketë rritje enorme të rasteve ditëve në vijim.

“Unë apeloj që qytetarët të kenë kujdes, sepse normalisht nuk mund të mbesim mbyllur derisa ta gjejmë vaksinën edhe duhet të lirohen masat. Mirëpo ky lirim i masave duhet të shkojë me përgjegjegjësinë e qytetarëve për të zbatuar masat parandaluese. Në mënyrë që të mos ketë rritje enorme. Në mënyrë që të mos ketë edhe rritje të numrit të atillë, i cili i tejkalon kapacitet menaxhuese të Kosovës”, ka theksuar Raka.

Raka konsideron se për daljen masive të qytetarëve në ambiente të hapura, rezultatet nuk do vërehen për 24 orë, por pasojat e neglizhencës së tyre, do të vërehen 14 ditë më vonë. Ai po ashtu ka thënë se zhdukja e tërësishme e pandemisë së koronavirusit mund të ndodhë vetëm pas zbulimit të vaksinës, gjë e cila mund të zgjasë deri në një vit.

“Me atë që kemi përmendur edhe ditëve të fundit, sidomos gjatë dy javëve të fundit ka qenë se virusi është ende këtu pari. Dhe ne nuk e kemi fituar luftën, e kemi fituar betejën. Një betejë të fazës së parë, e cila ka qenë e menaxhueshme. Dhe nëse i shihni shifrat të rasteve të hospitalizuara dhe të vdekjeve krahasuar me shtetet tjera, do të thotë qëllimi kryesor i masave restriktive ka qenë që të mbahen dhe të mos tejkalohen kapacitetet e menaxhueshme të Kosovës. Por, kjo asesi nuk do të thotë që lirimi i masave nuk e kupton fitoren ndaj virusit dhe kthimin në normalitet. Nuk ka kthim në normalitet në datën e 12 marsit, një ditë para se me u vërtetu rasti i parë”, ka thënë ai për ksp.

Raka ka folur edhe për trendin e rënies së të infektuarve me koronavirus. Ka thënë se se është e pritshme që ditëve në vijim të ketë rritje të lehtë të rasteve, gjë për të cilën duhet të përgatitur “në mënyrë që të bashkëjetojmë me virusin, por duke pasur kujdes maksimal”.

“Ditëve të fundit, sidomos javën e fundit kemi pasur ulje të madhe të rasteve të reja dhe ka pasur rritje të rasteve të personave të shëruar. Kurse numri 8 i të infektuarve dje, ky numër është i pritshëm, nëse merret parasysh lirimi i masave dhe nëse marrim parasysh edhe daljen e njerëzve ditën e parë, rezultati shihet për periudhën më të shpejtë të inkubimit, ajo është pesë ditë deri në gjashtë ditë. Është e pritshme një rritje e lehtë e rasteve”, ka thënë ai.

Në sezonin vjeshtor, Kosova do të ballafaqohet me dy armiq, atë të koronavirusit dhe gripin sezonal.

“Në sezonin tjetër kur të fillojë, edhe Kosova, e edhe secili shtet në botë, do të ketë kohë të mjaftueshme që këta 3-4 muaj të përgatitet maksimalisht për rastet e reja. Kjo nënkupton që të sigurohen me kohë testet diagnostike me të cilat do të gjurmohen, identifikohen dhe izolohen pacientët, që të sigurohen kapacitet tjera shtuese, menaxhuese, në radhë të parë respiratorët. Dhe e treta të sigurohen pajisje personale mbrojtëse…Këto janë mundësitë të përgatitjes më të mirë që në valën e dytë gjithsesi virusi do të ketë më pak hapësirë që të prekë. Sepse tash ka prekur një pjesë të njerëzve. Dhe për këtë arsyeje mendoj që duke u përgatitur kapacitet shëndetësore, duke u fuqizuar më tepër se sa sot, mendoj që përgjigjja jonë do të jetë shumë më efikase. Në sezonin vjeshtë-dimër, bashkë me Covid-in e kemi edhe gripin sezonal, kështu që kemi dy armiq”, ka thënë ai.

Në rast se gjatë këtyre ditëve do të ketë numër të madh të paraqitjes së rasteve, Raka konsideron se duhet të vazhdojnë masat e rrepta deri në fund të muajit.

Mikrobiologu Lul Raka, dje është shpallur “Evropiani i Vitit” për vitin 2020. Çmimi iu nda nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në Ditën e Evropës.

Raka këtë çmim e ka ndarë me të gjithë qytetarët e Kosovës për arsye se sipas tij, kanë ndjekur rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë në luftën ndaj koronavirusit.

“E kam ndarë me gjithë kolegët, të cilët kanë bërë punë të jashtëzakonshme dhe jo vetëm në fushën e shëndetësisë, por në të gjitha fushat tjera, me arsim, polici, e FSK…Gjithë e kanë luajtur rolin e vet në këtë pandemi, mirëpo mendoj që kryefjala është qytetari i Kosovës, i cili i respekton këshillat dhe udhëzimet të cilat i ka dhënë ministria, instituti dhe gjithë punëtorët shëndetësorë. Kemi parë që mosrespektimi prej një individi reflektohet me dhjetëra dhe qindra raste në komunitet”, deklaron ai.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 870 raste me Covid-19, prej të cilëve 653 janë të shëruar, ndërsa 28 janë regjistruar të vdekur.


Related Posts

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (18.04.2023.) E Martë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.07.2025.) E Diel

05/07/2025 | 23:56
Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, veriu i Italisë nën ujë – shtyhen shumë fluturime
Botë

Pas nxehtit ekstrem nisin përmbytjet, veriu i Italisë nën ujë – shtyhen shumë fluturime

05/07/2025 | 17:12
Bora zbardh një pjesë të Turqisë në fillim të korrikut
Botë

Bora zbardh një pjesë të Turqisë në fillim të korrikut

05/07/2025 | 15:59
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲