Reshjet e shiut sot jo vetëm që shkaktuan telashe në komunikacion, dëmet edhe më të mëdha ishin në Fushë-Kosovë.
Varrezat e martirëve dhe dëshmorëve në këtë komunë thuajse janë mbuluar të gjitha nga uji.
Në disa fotografi të dërguara shihet qartazi gjendja në të cilën janë sot këto varreza e që padyshim do të duhet shumë ditë për t’u larguar gjithë shirat e mbledhura në këtë vend.