Pas thatësisë mjaft ekstreme që ka përfshirë rajonin tonë vijnë reshjet e shiut të cilat sadopak do të zbusin gjendjen me thatësinë, edhe pse dihet mirëfilli se thatësia nuk do të zhduket, ngase për largimin e plotë të thatësisë nevojiten reshje të mëdha, afatgjata shiu në tërë territorin dhe sasi të mëdha shiu po ashtu.
Gjatë këtyre ditëve priten reshje të shpeshta shiu dhe rrebeshe të shpeshta me vetëtima dhe bubullimë, prandaj disa rajone do të përfitojnë sasi të konsiderueshme shiu, por reshjet e shiut nuk do të jenë të balancuara dhe barabar të distribuara, prandaj shumë rajone presin reshje të dendura shiu, ndërsa rajone tjera po ashtu presin reshje shiu, por të intesnitetit më të ulët. Në disa vise reshjet do të zgjasin shumë më shumë, ndërsa në vise tjera ato do të jenë më afatshkurtra.
Në hartën e reshjeve të shiut shihen ngjyra të llojllojshme që indikojnë se reshje shiu do të ketë në tërë territoret tona, ndërsa ngjyra e kaltër indikon në sasi më të vogla reshjesh, ngjyrat tjera indikojnë në sasi më të mëdha që priten gjatë këtyre ditëve. Harta përditësoshet çdo ditë dhe pëson ndryshime dhe kjo mund të mos jetë krejtësisht e saktë, por është një pasqyre e përgjithme për reshjet që priten në rajonin tonë deri në fillim të javes së re./MeteoBallkan