Reshjet e fundit të shiut në Kosovë kanë prekur më shumë disa rajone duke shkaktuar edhe vërshime.
Rajoni i Rahovecit ishte rajoni më i prekur nga reshjet e shiut dhe të breshërit që pasuan me vërshime.
Por, jo më pak është prekur edhe rajoni i Suharekës.
Një lexues ka dërguar pamje në fshatin ‘Studeqan’ të Suharekës, ku shihet se shiu ka marrë një pjesë të madhe.