Rikthimi i reshjeve në Shqipëri ka risjellë edhe njëherë në vëmendje problematikat me pasojat e tyre në qytetet kryesore të vendit. Pak orë shi kanë mjaftuar për të rikthyer përmbytjet në rrugët e brendshme të qytetit të Durrësit.
Përmbytja e rrugëve ka ndikuar dhe në qarkullimin e mjeteve në disa pjesë të qytetit bregdetar. Disa nga pikat më problematike në qarkullim janë rrethrrotullimi i Shkozetit, ai në hyrje të Durrësi, në Plepa, ku janë krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve.
Problematika janë hasur dhe në hyrje të disa prej shkollave 9-vjeçare të qytetit, ku për shkak të lartësisë së ujit, janë krijuar vështirësi në nisjen e procesit mësimor sipas orarit. Po ashtu, zona pranë Stadiumit , ka probleme dhe vështirësi në qarkullim, për shkak të ujit.