Gjatë orëve të vona të nates dhe orëve të hershme të mëngjesit të nesërm do të rikthehen reshjet e shiu në Shqipëri, megjithatë reshjet nuk do të jenë intensive si herën e kaluar edhe pse në ndonjë interval kohor mund të ketë reshje të dendura.
Përsëri reshjet do të përqëndrohen kryesisht në gjysmen veriore të vendit, ndërsa gjysma jugore do të ketë më pak reshje, kurse në disa rajone nuk do të ketë fare reshje shiu. Vende -vende do të ketë edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshje kalimtare priten edhe në Kosovë kryesisht në jug të vendit, kurse nesër pasdite në shumë pjesë të Kosovës priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan
Image by: Windy