Pas intervaleve të pritura kohore me diell paradite tani kemi shtim të vranësirave të cilat po mbulojnë përsëri territoret tona me ndonjë përjashtim.
Këto vranësira po vijnë nga Mesdheu dhe njëkohësisht kemi erërat e ftohta veriore të cilat në kombinim me ajrin e lagësht apo vranësirat nga Mesdheu pritet tê na sjellin edhe reshje gjatë natës, orëve të mëngjesit dhe dits së nesërme.
Në Kosovë priten edhe reshje bore duke përshfshirë edhe disa ultësira në orët e natës dhe mëngjesit. Në viset kodrinore-malore priten reshje të shpeshta bore.
Edhe në viset tjera priten reshje shiu gjatë natës dhe nesër, ndërsa në jug të Shqipërisë edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Të dielen përmirësim i motit, por tê hënën përsëri reshje dhe rrebeshe lokale shiu.
Sipas ecurive aktuale sinoptike ka sinjal për përmirësim të motit nga e mërkura dhe të shpresojmë që ky sinjal të përforcohet ngase të gjithë po presim me padurim pranverën e vërtetë./Meteoballkan