Për shkak të qarkullimit të masave të ndryshme ajrore kemi dallim të madh në temperatura mes bregdetit dhe Mesdheut dhe viseve tona kontinetale.
Temperaturat sot në bregdetin malazez kanë arritu deri në 31 gradë Celsius, ndërsa pak më freskët ishte në Shqipëri. Shumë më freskët ende është në viset tona kontinentale sepse ende jemi nën ndikimin e masave të freskëta kontinentale nga verilindja dhe lindja e Evropës, ndërsa në bregdet kanë depërtuar masa të ngrohta nga Mesdheu dhe Afrika Veriore dhe kjo është më se normale për këtë periudhë kohore. Temperaturat e larta do të depërtojnë edhe në tel ne larg bregdetit, por duhet pritet edhe pak. Në Kroaci dhe Bosnjë temperaturat e larta kanë depërtuar thellë edhe kontinent, por tek ne rryma e freskët ajrore nga lindja po e pengon një gjë të tillë, megjithatë ska për ta penguar gjatë./Meteoballkan