Reshjet me intensitet gjatë natës kanë krijuar problematika edhe në Vlorë.
Në zonën e “Lungomares” për shkak të reshjeve dhe erës së fortë ka patur dëmtime në shezlongë, ndërsa edhe në hapësirat e tjera në plazhe ka patur probleme të vogla.
Për shkak të reshjeve ka patur rrëshqitje dherash në rrugën e lagjes 10 korriku, aty ku po punohet për normalizimin e situatës dhe mos patur probleme në lëvizjen e automjeteve.
Ndërkohë shiu ka larguar sot turistët nga qyteti.