Numri i aksidentet në Kosovë vetëm po shtohen, për 24 orë kanë ndodhur 73 aksidente, gjithashtu nuk kanë munguar as numri i madh i tiketave në trafik për shofer të papërgjegjshëm, gjithsej janë shqiptuar 1383 dënime.
Numri i aksidenteve në komunikacion vazhdon të rritet dukshëm. Vetëm në 24 orët e fundit në territorin e Kosovës janë shkaktuar 73 aksidente.
Ndërkaq 50 prej tyre ishin vetëm me dëme materiale, ndërsa 23 me të lënduar.
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1383 tiketa trafiku për shoferët e papërgjegjshëm.
Gjatë ditës së djeshme, policia arrestoi 25 persona, ku 13 u dërguan në mbajtje e katër në vuajtje të dënimit.