Burrë e grua Pëllumb dhe Çelike Greku janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e banesave në Thumanë.
Ata kanë qëndruar për më shumë se 24 orë nën rrënoja ndërkohë që janë nxjerrë mëngjesin e sotëm pa asnjë shenjë jete.
Djali i tyre Saimir Greku u nxor i gjallë nga rrënojat por humbi jetën në spitalin e Traumës.
Me nxjerrjen e këtyre deri më tani sipas mediave shqiptare trupi i të vdekurve ka shkuar në 30 persona.
Ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar të punuar që të nxjerrin edhe persona të tjerë që gjenden nën rrënoja.