• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë

Sezoni turistik në Mal të Zi nis me çmime të larta, në Ulqin shtrenjtohen edhe çadrat dhe shtretërit në plazhe

11/06/2025 | 16:56
Vazhdon mot i vranët e me riga shiu, nga kjo ditë pritet përmirësim substancial

Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

13/06/2025 | 06:09
Bora e erërat e forta lënë pa rrymë dy qytete

KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten, 13 Qershor!

12/06/2025 | 23:05
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.04.2024.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (13.06.2025.) E Premte

12/06/2025 | 22:31
Shikoni polet e Diellit për herë të parë!

Shikoni polet e Diellit për herë të parë!

12/06/2025 | 14:45
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e enjte

12/06/2025 | 05:51
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon për punimet në rrjetin elektrik të Enjten, 12 Qershor!

11/06/2025 | 22:45
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (22.02.2021.) E Hënë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (12.06.2025.) E Enjte

11/06/2025 | 21:57
Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë

Eksperti zbulon gabimet më të zakonshme me kondicionerin në verë

11/06/2025 | 18:53
Front i ftohtë me borë në Afrikën e Jugut, disa viktima nga aksidentet!

Front i ftohtë me borë në Afrikën e Jugut, disa viktima nga aksidentet!

11/06/2025 | 12:21
Gjendja e fundit sinoptike, vazhdon dominimi anticiklonik me disa jo-stabilitete lokale!

Gjendja e fundit sinoptike, vazhdon dominimi anticiklonik me disa jo-stabilitete lokale!

11/06/2025 | 12:11
Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

Parashikimi i motit për sot – e mërkurë

11/06/2025 | 05:58
Blloku A3 do të ndalet për 4 ose 5 ditë, KEK tregon se a do të kthehen reduktimet e rrymës

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, 11 Qershor!

10/06/2025 | 23:03
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Mali i Zi premton çmime të lira për pushuesit kosovarë

Sezoni turistik në Mal të Zi nis me çmime të larta, në Ulqin shtrenjtohen edhe çadrat dhe shtretërit në plazhe

11/06/2025 | 16:56
832
SHARES
2.4k
VIEWS
Shpërndaje

Edhe pse sezoni kryesor turistik është në prag, në Mal të Zi ende nuk janë hapur të gjitha plazhet, aeroportet po funksionojnë me kapacitete të kufizuara, ndërsa kolonat në trafik maten me kilometra.

Pavarësisht premtimeve të qeverisë, as këtë sezon nuk është përmirësuar ndjeshëm qasja ajrore në Mal të Zi, e as qarkullimi nëpër kufi.

Mungon edhe zbatimi i paralajmëruar i taksës së tranzitit, që supozohej të lehtësonte ngarkesën në magjistrale nga turistët që vetëm kalojnë përmes Malit të Zi.

Për shkak të vonesave në tenderët e ndërmarrjes shtetërore Morsko dobro, shumë qiramarrës plazhesh ende nuk kanë nisur punën për shkak të procedurave administrative.

Kanë kërcyer edhe çmimet – ato të akomodimit, të çadrave e shtretërve të plazhit, dhe të ofertës jashtë paketës së zakonshme turistike.

Shërbimi do të ndikohet edhe nga mungesa kronike e fuqisë punëtore, pasi ende nuk është miratuar ligji për punëtorët e përhershëm sezonalë.

E gjithë kjo po ndodh në një vit kur gjatë tre muajve të parë është regjistruar një rënie prej 10 për qind të netëve të qëndrimeve, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa të ardhurat nga turizmi kanë rënë për 6.4 për qind.

Kjo përbën vazhdimin e një prirjeje negative nga viti i kaluar, kur për herë të parë në dy dekadat e fundit nga turizmi u fituan gati 1.5 miliard euro më pak sesa një vit më parë.

TVSH-ja dyfish më e lartë rriti çmimet e akomodimit

Shoqata Turistike e Malit të Zi (CTU) thotë se rritja më shumë se dyfish e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për akomodim ka ndikuar ndjeshëm në çmimet e hoteleve.

“Për ta kompensuar këtë ngarkesë fiskale, do të duhej të rritnim çmimet për 17.5 për qind në vit, që është e paqëndrueshme. Duke qenë se e dimë që kjo do të shkatërronte biznesin, jemi të detyruar ta përballojmë pjesërisht vetë. Megjithatë, çmimet janë rritur”, thotë kryetari i shoqatës, Zharko Radulloviq, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Qeveria e kryeministrit Millojko Spajiq këtë vit e ka rritur TVSH-në për akomodimin në hotele nga 7 në 15 për qind.

Radulloviq shpjegon se kjo nuk është vetëm një rritje prej 8 për qind, sepse rreth 80 për qind e të ardhurave në sektorin e hotelerisë vijnë nga akomodimi:

“Kjo do të thotë se nëse për të njëjtin numër krevatesh dhe netësh vjet kemi paguar 1 milion euro taksa, këtë vit paguajmë 2.1 milionë. Pra, barrën më të madhe të taksave po e mban pikërisht ajo që e mban të qëndrueshëm hotelerinë”.

Për ta ilustruar më mirë, ai bëri krahasime me Shqipërinë, ku TVSH-ja për akomodim është më pak se gjysma – vetëm 6 për qind.

Çfarë çmimesh i presin turistët?

Sipas të dhënave nga Organizata Turistike e Budvës, çmimet për një natë me mëngjes për dy persona në hotele me 3 dhe 4 yje variojnë nga 70 deri në 86 euro.

Në hotelet me 4 dhe 5 yje, çmimet shkojnë nga 86 deri në mbi 230 euro për natë.

Ata që zgjedhin akomodim privat, paguajnë nga 16 deri në 25 euro në ditë për person.

Edhe çmimet në restorantet dhe kafenetë e Budvës janë të ndryshme.

Në një zonë të njohur afër qytetit të vjetër mund të hahet mëngjes për 4.5 euro, ndërsa kafeja kushton 1.20 euro.

Pica dhe pasta kushtojnë 10 euro, kallamarët dhe rizotoja 13 euro, ndërsa peshku fillon nga 15 euro e më shumë.

Duke analizuar menytë, del se në vijën e parë të detit një drekë ose darkë kushton rreth 25 euro për person, ndërsa një ëmbëlsirë 6.5 euro.

Shtrenjtohen edhe çadrat dhe shtretërit në plazhe

Çmimet e çadrave dhe shtretërve në plazhe janë rritur ndjeshëm, pasi ndërmarrja shtetërore Morsko dobro ka trefishuar qiranë për shfrytëzimin e plazheve.

Xhavit Hoxhiq nga Ulqini thotë për REL-in se vitin e kaluar paguante 42 mijë euro për qiranë e plazhit, ndërsa këtë vit rreth 114 mijë euro – pothuajse trefish më shumë.

Përveç qirasë, ai thotë se vetëm për ta pajisur plazhin rreth 200 metra të gjatë, duhet të investojë të paktën edhe 50 mijë euro.

“Do të na duhet të rrisim çmimet e shtretërve, pijeve dhe ushqimit – përndryshe nuk ka gjasa që ta përballojmë këtë qira”, thotë Hoxhiq.

Sipas Shoqatës së Qiramarrësve të Plazhit të Madh, çmimi mesatar i dy shtretërve të plazhit në rivierën e Ulqinit këtë sezon do të jetë nga 17 deri në 20 euro, krahasuar me 15–17 euro vitin e kaluar.

“Tani mbetet të shihet sa konkurrues do të jemi me këto çmime, por kjo ishte strategjia – të merret sa më shumë nga qiratë”, thotë ai.

Ministri i Urbanizmit, Sllaven Radunoviq, deklaroi në televizionin publik malazias se këtë vit shteti ka arkëtuar shtatë herë më shumë nga qiratë e plazheve krahasuar me vitin 2021 – plot 35 milionë euro.

Megjithatë, një muaj e gjysmë pas nisjes zyrtare të sezonit, shumë plazhe ende nuk janë hapur për shkak të tenderëve të vonuar.

Edhe pse deri në fund të majit 90 për qind e qiramarrësve kishin nënshkruar kontratat, shumë prej tyre ende nuk kanë leje për të punuar.

Hoxhiq thotë se për të hapur plazhin, barin veror dhe kampin, i duhet një “mal” dokumentesh, projekte urbanistike e të tjera.

“Ka aq shumë letra, sa që do të na duhej deri në fund të dhjetorit për t’i kompletuar të gjitha”.

Për këtë arsye, autoritetet në Ulqin kanë propozuar që ndërmarrja Morsko dobro të japë leje të përkohshme për qiramarrësit, deri në përmbushjen e dokumentacionit të nevojshëm.

REL-i i ka pyetur autoritetet për këtë, por nuk ka marrë përgjigje.

Çfarë thonë turistët për çmimet?

Danilo dhe Ana nga Podgorica, me foshnjën e tyre, po pushojnë në një hotel të kategorisë mesatare, dhe janë të kënaqur që në plazhin afër nuk ka ende shtretër – kështu do të shpenzojnë më pak se kishin planifikuar. Por, janë të habitur nga çmimet në markete:

“Bleva një shishe ujë, patatina dhe ‘smoki’ – gjithsej 7 euro. Ndërkaq, në një piceri afër, çmimet ishin gati dyfish më të larta se në Podgoricë”, thotë Ana për REL-in.

Jovani, nga Serbia, mendon se çmimet janë të arsyeshme për cilësinë që ofrohet, dhe thotë se janë më të ulëta se në Beograd, ku ai jeton:

“Për mua nuk është shtrenjtë, çmimet janë në përputhje me ofertën”.

Zahra, nga Azerbajxhani, ndodhet për herë të dytë në Mal të Zi, dhe po qëndron në akomodim privat:

“Disa restorante janë të shtrenjta, por ka zgjedhje, dhe mund të gjesh edhe më të lira. Përshtypjet e mia janë pozitive, prandaj kam ardhur sërish”.

Transporti tokësor dhe ajror

Udhëtimi drejt Malit të Zi është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore dhe kolonave kilometrike.

Disa turistë thonë se nga Dubrovniku deri në Budva, ku shkojnë shpesh, në kushte normale u duhen dy orë, por gjatë verës gjashtë deri në shtatë orë.

Shkak janë pritjet në kufi, dhe punimet në Rrugën e Adriatikut, mes Tivatit dhe Budvës.

Veturat përshkojnë këtë distancë prej vetëm 24 kilometrash për rreth një orë e gjysmë në verë.

Punimet në këtë segment prej 16 kilometrash nisën në janarin e 2024-tës, dhe parashikohet të zgjasin dy vjet.

Kjo rrugë është arteria kryesore e turizmit malazias, pasi lidh aeroportet e Tivatit dhe Dubrovnikut.

Ndërkohë, transporti ajror është gjithashtu problematik. Prej vitesh paralajmërohet se aeroportet në Tivat dhe Podgoricë janë shumë të vogla për të përballuar fluksin sezonal.

Në përgjigje për REL-in, kompania shtetërore Aeroportet e Malit të Zi thotë se janë “midis dy zjarreve”.

“Publiku kërkon më shumë linja dhe udhëtarë, ndërsa ne punojmë në terminale që janë të njëjtë si në vitin 2006”.

Aeroporti në Tivat.
Aeroporti në Tivat.
Në atë kohë, shtojnë ata, kanë pritur rreth 850 mijë pasagjerë, ndërsa këtë vit në të njëjtin hapësirë presin mbi 3 milionë.

Ata presin ende vendimin për dhënien me koncesion të aeroporteve, dhe për këtë arsye bëjnë vetëm investime të vogla:

“Nuk është racionale të investosh miliona, nëse ekziston mundësia që këto para të përfundojnë te dikush tjetër”.

Këtë verë, Aeroporti i Podgoricës ka mbi 45 linja aktive, ndërsa ai i Tivatit mbi 50.

Qeveria kishte premtuar më herët hapjen e një linje ajrore “me interes publik”, por nuk është dhënë asnjë informacion për realizimin e këtij premtimi.

As Ministria e Turizmit nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e REL-it për veprimet konkrete për përmirësimin e kushteve të turizmit këtë sezon.

Fakti që turizmi përbën 25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por që Mali i Zi nuk ka një strategji të zhvillimit të turizmit, një plan të marketingut strategjik apo strategji për zhvillimin e burimeve njerëzore në këtë sektor – flet shumë për qasjen institucionale ndaj kësaj fushe të rëndësishme./Radio Evropa e Lirë


Related Posts

Lirohet një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, hiqen çadrat dhe lokalet që kishin zaptuar hapësirën publike
Turizëm

Lirohet një nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, hiqen çadrat dhe lokalet që kishin zaptuar hapësirën publike

24/08/2024 | 18:04
Plazhi në Shqipëri me çmime të lira të shezlongëve, e ujëra të pastra
Turizëm

Plazhi në Shqipëri me çmime të lira të shezlongëve, e ujëra të pastra

20/08/2024 | 09:48
Ulen çmimet në Vlorë pas debatit të madh për turizmin
Turizëm

Ulen çmimet në Vlorë pas debatit të madh për turizmin

24/07/2024 | 11:02
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲