Një asteroid i vogël shpërtheu mbi një qytet kanadez, në 29 kilometra lartësi, duke krijuar një shkëlqim të madh si Hënë e plotë dhe duke shpërndarë meteorite në fshatin Ontario, pranë Bancroftit.
Me një diametër prej 30 centimetrash, asteroidi udhëtoi me shpejtësi 72 000 kilometra në orë kur goditi atmosferën.
Ngjarja u filmua nga kamerat e Universitetit të Western Ontario.
“Ky meteor ka hyrë shumë thellë në atmosferë’’, theksoi Peter Brown, i Universitetit të Western Ontario./Meteoballkan