Cikloni dhe sistemet e fuqishme frontale shkaktuan kaos ditët e kaluara në rajon që nga bregdeti italian, kroat, malazez, shqiptar e deri në bregdetin grek dhe atë turk.
Stuhi jashtëzakonisht të fuqishme goditën Italinë dhe nga Italia u zhvendosën në Shqipëri dhe pastaj në Greqi. Një sistem frontal e fuqizua edhe më shumë në Greqi duke shkaktuar pasoja katastrofike dhe vdekjeprurëse në qytetit Halkidiki. Në këtë qytet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe mësoohet se dy prej viktimave ishin fëmijë.
Stuhitë tani po vazhdojnë rrugëtimin nëpër territorin e Turqisë dhe Detit të Zi dhe pastaj pritet të fuqizohen përsëri dhe do të godasin Rusinë Jugore./Meteoballkan