• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Si erdhi deri te një nga përmbytjet më të tmerrshme në histori? Pse stuhia Daniel “gjunjëzoi” pikërisht Libinë

Si erdhi deri te një nga përmbytjet më të tmerrshme në histori? Pse stuhia Daniel “gjunjëzoi” pikërisht Libinë

16/09/2023 | 18:35
Parashikimi i motit për sot – e diel

Parashikimi i motit për sot – e diel

08/06/2025 | 08:23
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! 31.08.2020- E Hënë

Moti nesër dhe ditëve në vijim! (08.06.2025) E Diel

07/06/2025 | 23:31
Pse Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Pse Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

07/06/2025 | 16:07
Moti për sot dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

07/06/2025 | 08:44
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.04.2024.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (07.06.2025) E Shtunë

06/06/2025 | 23:31
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.06.2025.) E Premte

Moti sot dhe ditëve në vijim! e Premte 6 Qershor!

06/06/2025 | 10:30
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.06.2025.) E Premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.06.2025.) E Premte

05/06/2025 | 22:43
Stuhi të forta në Gjermani, një aeroplan u detyrua të bëjë ulje emergjente – nëntë të lënduar

Stuhi të forta në Gjermani, një aeroplan u detyrua të bëjë ulje emergjente – nëntë të lënduar

05/06/2025 | 20:54
Sot mundësi për stuhi të izoluara!

Sot mundësi për stuhi të izoluara!

05/06/2025 | 12:11
Rrufeja mbyt një person në Shqipëri

Rrufeja mbyt një person në Shqipëri

05/06/2025 | 11:59
Moti për sot dhe ditët në vijim

Mot mjaft i nxehtë edhe sot

05/06/2025 | 06:07
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

KEDS-i njofton për punimet në rrjet të Enjten, 5 Qershor!

04/06/2025 | 23:49
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Si erdhi deri te një nga përmbytjet më të tmerrshme në histori? Pse stuhia Daniel “gjunjëzoi” pikërisht Libinë

Si erdhi deri te një nga përmbytjet më të tmerrshme në histori? Pse stuhia Daniel “gjunjëzoi” pikërisht Libinë

16/09/2023 | 18:35
1.2k
SHARES
3.5k
VIEWS
Shpërndaje

Filloi me zhurmë të hënën në orën 03:00 të mëngjesit teksa banorët e Dernës po flinin. Së pari një digë u thye, pastaj një tjetër – një valë e madhe uji u hodh poshtë maleve drejt qytetit bregdetar libian, duke vrarë mijëra njerëz dhe duke përfshirë vendbanime të tëra.

Mbi 11 mijë njerëz në Libi kanë vdekur nga përmbytjet e kësaj jave, derisa numri  total i viktimave vlerësohet se mund të arrijë deri në 20 mijë. Qyteti Derna, në lindje të Libisë, epiqendra e fatkeqësisë, kishte rreth 100 mijë banorë para tragjedisë. Autoritetet thonë se të paktën 10,000 janë ende të zhdukur.

Ndërtesat, shtëpitë dhe infrastruktura u shkatërruan kur një valë shtatë metra e lartë goditi qytetin, tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), duke shtuar se deti tani po nxjerr trupa në breg.

Shtrohet pyetja pse stuhia që goditi Greqinë dhe vendet e tjera shkaktoi kaq shumë viktima dhe shkatërrime pikërisht në Libi. Ekspertët thonë se përveç vetë stuhisë, fatkeqësia libiane u përkeqësua shumë nga një kombinim faktorësh, duke përfshirë infrastrukturën e vjetër dhe të rrënuar, paralajmërimet e pamjaftueshme dhe efektet e krizës klimatike.

Reshjet ekstreme që goditën Libinë të dielën u sollën nga një sistem stuhi i quajtur Daniel. Pasi goditi Greqinë, Turqinë dhe Bullgarinë,, stuhia u shndërrua në një ciklon mesdhetar – një lloj stuhie relativisht e rrallë me karakteristika të ngjashme me uraganet dhe tajfunet.

Cikloni u forcua ndërsa lëvizte mbi ujërat e ngrohta të Mesdheut para se të godiste Libinë me shi të rrëmbyeshëm të dielën. Ai solli më shumë se 414 mm reshje në 24 orë në Al-Bayd, një qytet në perëndim të Derna, një rekord i ri.

Një qytet i prirur ndaj përmbytjeve

Derna është e prirur ndaj përmbytjeve dhe rezervuarët e saj kanë shkaktuar të paktën pesë përmbytje vdekjeprurëse që nga viti 1942, më e fundit në vitin 2011, sipas një studimi kërkimor të botuar vitin e kaluar nga Universiteti Sebha i Libisë.

Dy digat që shpërthyen të hënën u ndërtuan afërsisht gjysmë shekulli më parë, midis 1973 dhe 1977, nga një kompani ndërtimi jugosllave. Diga e Dernës është 75 metra e lartë me një kapacitet depozitues prej 18 milionë metra kub. Diga e dytë Mansour është 45 metra e lartë me një kapacitet prej 1.5 milion metra kub.

Ato diga nuk janë mirëmbajtur që nga viti 2002, tha zëvendëskryetari i bashkisë Ahmed Madroud për Al Jazeera. Por problemet me digat ishin të njohura. Një dokument i Universitetit Sebha paralajmëroi se digat në Derna kanë një “rrezik të lartë përmbytjeje” dhe se kërkohet mirëmbajtja periodike për të shmangur përmbytjet katastrofike.

“Situata aktuale në rezervuarin Wadi Derna kërkon që zyrtarët të marrin masa urgjente për të kryer mirëmbajtjen periodike të digave ekzistuese,” rekomandoi dokumenti vitin e kaluar. “Në rast të një përmbytjeje të madhe, rezultati do të jetë katastrofik për banorët e luginës dhe qytetit”, paralajmëron ai.

Gjithashtu u konstatua se zonës përreth i mungon vegjetacioni adekuat që mund të parandalonte erozionin e tokës. Banorët e zonës duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e përmbytjeve, thuhet në dokument.

Një qytet i përfshirë në luftë

Liz Stephens, një profesoreshë e rrezikut klimatik në Britani të Madhe, tha për CNN se ka pyetje serioze për t’u bërë në lidhje me standardin e ndërtimit të digave dhe nëse rreziku i shirave shumë ekstremë vlerësohet në mënyrë adekuate.

“Është mjaft e qartë se pa shpërthyer kjo digë, ne nuk do të kishim numrin tragjik të vdekjeve”, tha Stephens. “Digat supozohet të mbajnë ujin dhe dështimet e tyre lëshojnë të gjithë ujin menjëherë,” tha Stephens për Science Media Center, duke shtuar se mbeturinat e rrëmbyera nga përmbytjet kontribuan në fuqinë shkatërruese.

Derna pësoi dëme në të kaluarën dhe infrastruktura e saj u dëmtua nga luftimet me vite. Që nga lufta kundër ISIS-it dhe më vonë kundër komandantit lindor Khalifa Haftar dhe Ushtrisë së tij Kombëtare Libiane (LNA), infrastruktura e qytetit është shkatërruar dhe është mjerisht e papërshtatshme për përmbytjet si ajo e sjellë nga stuhia Daniel.

Me paralajmërime më të mira, shumica e viktimave në Derna mund të ishin shmangur, sipas kreut të Organizatës Botërore Meteorologjike të Kombeve të Bashkuara, Petteri Taalas: “Nëse do të kishte pasur një shërbim meteorologjik që do të funksiononte normalisht, do të kishte paralajmërime. Do të ishte shpallur evakuimi i njerëzve dhe do të kishim shmangur shumicën e viktimave njerëzore.”

“Një nga përmbytjet më të këqija ndonjëherë”

Talaas shtoi se paqëndrueshmëria politike në vend ka penguar përpjekjet e Organizatës Botërore Meteorologjike për të punuar me qeverinë libiane për të përmirësuar këto sisteme. Megjithatë, edhe sistemet e fuqishme të paralajmërimit të hershëm nuk janë garanci që të gjitha jetët mund të shpëtohen, thekson Cloke.

Dështimet e digave janë shumë të vështira për t’u parashikuar, tha Cloke për CNN, duke shtuar: “Ju keni këtë sasi monstruoze uji që shkatërron plotësisht qytetin. Është një nga përmbytjet më të këqija që ka ndodhur ndonjëherë.”

Ndërsa digat janë krijuar zakonisht për t’i bërë ballë ngjarjeve relativisht ekstreme, kjo shpesh nuk mjafton, tha Cloke. “Ne duhet të përgatitemi për ngjarje të papritura, por kur shtojmë ndryshimet klimatike, marrim ngjarje shumë më të forta të papritura”, shtoi ajo.

Rreziku që moti ekstrem i nxitur nga ndryshimet klimatike paraqet për infrastrukturën – jo vetëm digat, por gjithçka, nga ndërtesat te furnizimet me ujë – po ndodh në shkallë globale. “Ne nuk jemi të përgatitur për ngjarjet ekstreme që po na vijnë,” paralajmëroi Cloke./MeteoBallkan/


Related Posts

Parashikimi i motit për sot – e diel
Kosovë

Parashikimi i motit për sot – e diel

08/06/2025 | 08:23
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! 31.08.2020- E Hënë
Kosovë

Moti nesër dhe ditëve në vijim! (08.06.2025) E Diel

07/06/2025 | 23:31
Pse Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë
Lajme

Pse Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

07/06/2025 | 16:07
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲