Sizmiologu Rexhep Koçi foli në lidhje me situatën e fundit të vendit tonë dhe lëkundjet e vazhdueshme të tërmeteve.
Për lëkundjen më të fundit, Koçi tha se ishte pasgoditje, por sipas tij nuk ka vend për panik.
Ai tha se tërmeti ka rënë rreth orës 15:45 (27 nëntor) me epiqendër Thumanë dhe në thellësi 10 kilometra. Sipas përllogaritjeve paraprake, magnituda ka qenë 5.3.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet e tjera të vendit si Korçë. Lezhë dhe Vlorë.