Për shkak të dominimit të mases ajrore të ftohtë me origjinë polare gjatës natës apo në orët më të hershme të mëngjesit mund të ketë ngrica të dobëta në Kosovë.
Edhe pse modelet nuk parashohin që temperaturat të ulen nën 0 gradë celsius, kushtet sinoptike favorizojnë ngricat e dobëta për shkak të kthjelltësisë gjatë natës dhe mungesës së erërave, prandaj në orët e hershme të mëngjesit të nesërm do të ketë potencial për brymë dhe për këtë arsye apelojmë për kujdes tek bujqit dhe ata persona që meren me pemë dhe perime. Posa të lind dielli rreziku kalon në ato pjesë ku rrezet e diellit kanë kontakt me token./Meteoballkan
Image by : tropicaltidbits.com