Në tërë rajonin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe relativisht i nxehtë. Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtutjeshme dhe dita do ti ngjaj më shumë një dite pranvere se një dite dimri. Kjo vjen si rezultat i ndikimit të masave ajrore stabile anticiklonike me origjinë nga Azoret.
Anticiklonii Azoreve ka nën “sundim” shumicën e territorit Evropian dhe poashtu edhe shumicën e territorit të Gadishullit Ballkanik. Ky mot i këndshëm, me diell dhe stabil do të vazhdojë edhe dy apo tre ditë e pastaj pritet përkeqësim gradual i motit si pasojë e fillimit të depërtimit të masave ajrore të ftohta dhe shpeshherë edhe jostabile nga Rusia./Meteoballkan