Masa të freskëta ajrore kanë përfshirë Francën, Belgjikën dhe Britaninë e Madhe pas valës rekorde të nxehtësisë afrikane të ditëve të kaluara, me gjithatë ende është nxehtë në Holandë dhe pjesë të Gjermanisë dhe Skandinavi pasiqë masa e nxehtë ajrore ka “migruar” në drejtim të Evropës veriore ku sot në Norvegji kemi temperatura tropikale.
Stuhi të fuqishme priten sot në jug dhe juglindje të Francës dhe Italinë veriore të cilat vetëm se kanë filluar. Rrebeshe shiu priten edhe në Zvicër dhe pjesë Gjermanisë.
Rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë priten edhe në Ballkan duke përfshirë edhe Kosovën./Meteoballkan