Masa shumë të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore dhe Mesdheu përfshinë sot territoret tona dhe kjo u ndje sapo filluan erërat jugore.
Temperaturat u rritën në mënyrë drastike dhe në Shqipëri dhe ato arriten deri në 24 – 25 gradë Celsius, ndërsa në Kosovë deri në 18 gradë Celsius. Shumë ngrohtë ishte sot edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi. Reshje shiu pati në mëngjes dhe këto vranësira arritën nga perëndimi dhe veriperëndimi përtej parashikimeve.
Edhe nesër (e Shtunë) nën ndikimin e masave mjaft të ngrohta ajrore na pret mot i ngjashëm, me reshje sporadike në disa vise. Të dielen ulje e ndjeshme e temperaturave me reshje lokale shiu e bore.
Këto temperaturat të larta po korrespondojnë me filimin e dimrit klimatologjik ose meterologjik./MeteoBallkan