Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë me temperatura maksimale afër 30 gradë celsius në mesdite dhe pasdite.
në tërë rajonin do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë me temperatura maksimale afër 30 gradë celsius. Pra nesër do ta kemi kulminacionin e nxehtësisë.
Të hënën dhe të martën në tërë rajonin pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Do të vazhdojë të jetë nxehtë por me ulje të lehta dhe graduale të temperaturave. Të martën pasdite vonë apo në mbrëmje në Kosovë pritet të ketë shtim gradual të vranësirave, ndërsa gjatë nates mund të ketë riga të dobëta shiu, ndërsa në viset malore mund të ketë fjolla të dobëta bore.
Të mërkurën dhe të enjtën definitivisht do të mar fund “vera indiane”. Në tërë rajonin pritet të kemi ndryshim substancial të motit. do të jetë vranët, ftohtë dhe me reshje të herëpashershme shiu sidomos të enjtën, në viset kodrinore-malore do të ketë reshje bore./Meteoballkan