Siç po shihet në imazhin satelitor në tërë territorin e rajonit tonë po mban mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Vranësira nuk ka pothuajse askund me përjashtim të territorit të Bosnës ku shihen disa vranësira nga sateliti.
Arsye e kësaj kthjelltësie është anticikloni i cili po mbretëron tek ne, pra ajrore stabile anticiklonike e cila kushtëzon mot të kthjellët dhe stabil. Gjithashtu kemi edhe nxehtësinë e cila ndihmohet nga masat ajrore nga Afrika Veriore. Mot i ngjashëm do të vazhdojë gjatë tërë ditës por edhe nesër. Nesër do të kemi dobësimin e anticiklonit, gjegjësisht do të fillojë ulja e presionit atmosferik por do të mbete shumë nxehtë.
Pasnesër pasdite destabilizim i fuqishëm i motit me shtrëngata lokale dhe ulje të temperaturave./Meteoballkan