Sot në tërë rajonin po mbanë mot kryesisht i vranët me ndonjë inteval kohor me diell. Në disa rajone në Shqipëri ka reshje shiu, por në shumicën e rajonit është pa reshje.
Moti i ngjashëm do të vazhdojë sot gjatë tërë ditës. Reshje të herëpashershme shiu priten vetëm në Shqipëri, në veri dhe veriperëndim të vendit duke përfshirë edhe zonat e prekura nga tërmeti. Gjatë natës reshjet e shiut do të fillojnë edhe në Kosovë, kurse në viset kodrinore-malore do të fillojnë reshjet borës.
Nesër në tërë rajonin pritet mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Në Kosovë ni viset kodrinore-malore do të ketë reshje bore. Reshjet e borës mund të paraqiten për herë të parë nesër në disa rajone të Republikës së Kosovës.
Nesër priten ulje të theksuara të temperaturave të cilat do të ndjehen veçanërisht në Kosovë dhe në viset kontinentale të rajonit në përgjithësi. Pasdite vonë reshjet do të pushojnë në tërë rajonin dhe do të jetë ftohtë. Gjatë natës priten ngricat e para në viset kodrinore-malore por në Kosovë edhe nëpër ultësira. Pra, nesër dhe pasnesër do të jetë goditja e parë polare në Kosovë edhe pse jo e fuqishme por do të na përkujtojë se sa afër është dimri./Meteoballkan