Siç po shihet edhe në pamjen satelitore rajoni ynë sot është i mbërthyer nga vranësira të dendura, ndërsa në shumicen e territoreve ka reshje shiu, të intesitetit të ndryshëm. Në skajin jugor të Shqipërisë kemi një sistem të fuqishëm me rrebeshe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë.
Reshjet e shiu gjatë nates së kaluar dhe paradites së sotme ishin jashtëzakonisht të mirëseardhura sidomos për ato rajonet që po vuajnë nga thatësia ekstreme dhe normalisht për ata që merren me punimin e tokës. Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë dites, mbrëmjes dhe natës së sontme, herë pas here dhe vende-vende me intensitet të shtuar, ndërsa në Shqipërinë mesdhetare priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan