Në drejtim të rajonit tonë është duke depërtuar një front i ri i ftohtë ajror por i cili është jashtëzakonisht i dobët dhe pa ndonjë impakt të madh në kushtet sinoptike në rajon.
Pasdite vonë në Kosovë do të kemi shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë riga apo ndonjë rrebesh shiu, kryesisht në zonat qendrore, veriore dhe lindore të vendit. Edhe në Shqipëri priten riga lokale shiu pasdite vonë dhe në mbrëmje kryesisht në jug dhe disa rajone në qendër të vendit.
Temperaturat gjatë dites do të shënojnë ngritje të lehta për të shënuar ulje të sërishme me ardhjen e frontit të dobët të ftohtë ajror.
Nesër në tërë rajonin (pjesët kontinentale) pritet të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe mjaft i freskët me erëra të freskëta veriore. Ka gjasa të pakta për ndonjë rigë të dobët afatshkurtër shiu në Kosovë.