Sot, me 21 Dhjetor, eshte Solstici Dimeror. Solstic quhet momenti kur projeksioni ose pingulja e rrezeve te Diellit ne siperfaqen e Tokes arrin largesine maksimale nga Ekuatori. Pra sot, ne Solsticin dimeror, Dielli “do te largohet” ne maksimumin e tij ne jug te Ekuatorit, duke bere qe hemisfera veriore te përjetojë natën më të gjate te vitit. Me pas ai do te filloje te afrohet me Ekuatorin, dhe dita do te filloje te zgjatet. Në Hemisferën jugore sot fillon stina e verës.
Me fjalë tjera sot fillon dimri kalendarik ose astronomik dhe do të zgjasë deri me 20 ose 21 Mars kur fillon stina e pranverës./MeteoBallkan