• Latest
  • Trending
  • All
  • Moti
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
Spektakël i tillë nuk mbahet mend gjatë, shikoni pamjet e fundit të shpërthimit të Etnës

Spektakël i tillë nuk mbahet mend gjatë, shikoni pamjet e fundit të shpërthimit të Etnës

24/02/2021 | 00:35
Parashikimi i motit për sot – e premte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (08.03.2026.) e diele

08/03/2026 | 01:09
Pësoi aksident gjatë skijimit, shpëtohet shtetasja italiane në Brezovicë

Pësoi aksident gjatë skijimit, shpëtohet shtetasja italiane në Brezovicë

07/03/2026 | 22:15
Pamje nga tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

Pamje nga tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

07/03/2026 | 10:20
Moti për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot – e shtunë

07/03/2026 | 09:09
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën, 7 mars!

07/03/2026 | 04:17
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.02.2021.) E Shtunë

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (07.03.2026.) e shtunë

07/03/2026 | 04:11
Çmimi i naftës bie pak, por pritet rritja më e madhe javore që nga viti 2022

Çmimi i naftës bie pak, por pritet rritja më e madhe javore që nga viti 2022

06/03/2026 | 10:18
Parashikimi i motit për sot – e hënë

Parashikimi i motit për sot – e premte

06/03/2026 | 08:22
Njoftimi i KEDS: orari i ndërprerjeve të rrymës për të hënën!

KEDS tregon për punimet në rrjet për të premten

06/03/2026 | 00:19
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (06.03.2026.) e premte

06/03/2026 | 00:13
Parashikimi i motit për sot – e enjte

Parashikimi i motit për sot – e enjte

05/03/2026 | 07:51
Njoftimi i KEDS: ndërprerjet e rrymës për nesër dhe pasnesër!

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të enjten, 5 mars!

05/03/2026 | 01:37
Meteo Ballkan
Temperatura aktuale në Prishtinë
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy
No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm
No Result
View All Result
Meteo Ballkan
No Result
View All Result
Spektakël i tillë nuk mbahet mend gjatë, shikoni pamjet e fundit të shpërthimit të Etnës

Spektakël i tillë nuk mbahet mend gjatë, shikoni pamjet e fundit të shpërthimit të Etnës

24/02/2021 | 00:35
816
SHARES
2.3k
VIEWS
Shpërndaje

Shpërthimi spektakolar i vullkanit Etna arriti kulmin dje teksa ujëvara e llavës së tij zgjatej deri në 1,500 metra në faqen e malit, në një shfaqje që një nga ekspertët e quante “më impresionuesja e dekadave të fundit”.

Vullkani më aktiv i Evropës ka qenë në formë eksplozive javët e fundit, duke ‘pështyrë’ magmën inkandeshente dhe shiun e hirit të tij, deri në qytetin e Katanias.

Sipas ekspertëve kjo shfaqje fishekzjarrësh është pjesë e shpërthimit të tij Strombolian, që mund të konsiderohet si një prej aktiviteteve normale të malit 3,300 metra të lartë.
“Etna po jep një spektakël të rrallë këto ditë,” tha Marco Neri, ekspert vulkanologjie i Institutit Italian të Gjeofizikës.

“Ky është sigurisht shpërthimi më i fortë i kraterit jugor që prej zbulimit të tij në vitin 1971. Nuk kishim parë kurrë shpërthime kaq të larta prej vitesh, por gjithsesi ende nuk ka rrezik për popullatën, përveç problemeve të frymëmarrjes që mund të vijnë për disa orë kur hiri mbulon rrugët dhe ndërtesat.

Dje rreth orës 11 të darkës, rrjedha e shkëlqyeshme e llavës e shoqëruar nga tymi gjigand kaloi 1,500 metra gjatësi teksa mijëra fragmente shkëmbinjsh lëshoheshin nga krateri disa kilometra lart në qiell.

“Është sigurisht një nga shpërthimet më spektakolare të dekadave të fundit,” tha Boris Behncke, vulkanolog në institutin gjeologjik në Katania.

“Kjo është në përshtatje me aktivitetin e zakonshëm të vullkanit. Etna po bën gjërat e saj normale, edhe pse çdo herë ato mund të duken më të mëdha, më të fuqishme apo më kërcënuese”.
Ekspertët thonë se Etna po lëshon magma ‘primitive’, një term me të cilin ata i referohen tipit të magmës me përbërie relativisht të pandryshuar në krahasim me koren e tokës kur ajo është formuar. Kjo është magma më e thellë që vjen nga brendësia e malit dhe ka ngarkesë më të madhe gazi, prandaj është e aftë të krijojë lumenj të tillë mahnitës të llavës.

“Kjo lloj magme e freskët është parë më herët dhe prodhon ujëvarat e shkëlqyeshmë të llavës,” tha Behncke. “Kujtoni se në vitin 1789 shkëlqimi i llavës arrinte në 3,000 metra lartësi dhe sipas gojëdhanave drita e saj ishte aq e fortë sa mund të lexoje natën”.

Shpërthimet e shpeshta të Etnas gradualisht kanë ndryshuar panoramën e juglindjes së Siçilisë dhe në disa raste kanë kërcënuar komunitetet në rrëzë të malit.

Shpërthimi më i gjatë i vullkanit është regjistruar në 1614, kur aktiviteti shpërthyes zgjati plot 10 vjet dhe vullkani nxorri më shumë se 1 miliardë metër kub llavë, e cila mbuloi 21 km/ katrorë territor.

Ndërsa shpërthimi më shkatërrimtar i saj është ai i 1669, kur llava e tërmetet që pasuan, varrosën dhjetra fshatra dhe shkatërrimi arriti deri në bregdet. /TheGuardian/TCH

Related Posts

Pamje nga tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima
Botë

Pamje nga tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

07/03/2026 | 10:20
Sonte, “hëna e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028
Fenomene

Sonte, “hëna e përgjakur” – një pamje që nuk do ta shohim deri në vitin 2028

03/03/2026 | 13:59
Një fenomen i rrallë ndodh në mes të stuhisë së fortë të borës në SHBA
Fenomene

Një fenomen i rrallë ndodh në mes të stuhisë së fortë të borës në SHBA

24/02/2026 | 11:36
Meteo Ballkan

© 2020 Meteoballkan.com

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Privacy Policy

No Result
View All Result
  • Moti
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri/Maqedoni
  • Botë
  • MeteoGaleria
  • Fenomene
  • Bujqësi
  • Turizëm

© 2020 Meteoballkan.com

▲