Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ishte mot me diell dhe i nxehtë, mirëpo në mbrëmje vendi u përfshi nga shiu, bubullima dhe rrufetë.
Zonat më të goditura nga stuhia e fuqishme ishin Peja, Prishtina, Drenasi si dhe rajoni i Llapit.
Ndërkaq në Prishtinë fotografi, Jasir Zeqiri ka kapur një pamje të mrekullueshme nga stuhia e shkurtë mbi Prishtinë.
Pamja duket mahnitëse nga ajo që ka kapur aparati i fotografit Zeqiri.
Ndryshe Jasir Zeqiri është fotoreporter në Kosovë dhe në objektivin e tij kanë hyrë shumë personalitete të njohura.
Më poshtë keni fotografinë: