Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njofton se barnatoret bujqësore nuk do të mbyllen, pas vendimeve të Qeverisë për mbylljen e shumë bizneseve pas përhapjes së koronavirusit.
“Dje, më datë 13 mars 2020, në vendimin e Qeverisë është precizuar se nuk mbyllen barnatoret. Me këtë rast, MBPZhR-ja sqaron se këtu përfshihen edhe barnatoret bujqësore. Pra, ju njoftojmë zyrtarisht se barnatoret bujqësore nuk mbyllen dhe lejohen të punojnë sipas orarit të tyre të rregullt”, thuhet në njoftim.
1
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, duke përjashtuar dyqanet ushqimore dhe farmacitë, ka mbyllur pothuajse të gjitha bizneset deri në përmirësimin e situatës.