Edhe pse jemi në muajin Prill dimri nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe para nesh janë dy ciklone të cilat pritet të na sjellin edhe ajrin e ftohtë polar në rajonin tonë.
Cikloni i parë është pikësisht sot dhe nesër i krijuar në Derin Jon dhe i cili pritet të sjellë reshje shiu sot. Vende-vende priten edhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në mbrëmje me uljen e temperaturave reshje bore do të fillojnë në viset kodrinore-malore, pastaj edhe në disa ultësira. Nuk do të ketë borë në krejt territorin e Kosovë. Reshje bore priten edhe në veri të Malit të Zi dhe disa vise kodrinore-malore në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.
Ajo çfarë është interesante është cikloni i ri javës tjetër i cili do të krijohet në Skandinavi. Ky super ciklon me frontin e tij do të depërtojë në Alpe dhe nga Alpet drejt Gadishullit Ballkanik duke sjellur reshje të dendura shiu e bore.
Ky ciklon pritet të kushtëzojë reshje bore edhe në shumë ultësira që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe pastaj edhe në ultësirat e Republikës së Kosovës.
Pas kalimit të këtij cikloni mund të ketë edhe acar ndonjë natë nëse moti kthjellohet./Meteoballkan