Meteorologët amerikanë dhe botëror janë duke i monitoruar me shqetësim të thellë disa sisteme në rajonet tropikale afër jugut të Ishujve Bahamas pas ditë pasi Uragani i kategorisë 5 Dorian shkatërroi veriiun dhe veriperëndimin e Bamahas. Sistemi është i pasur me lagështi dhe do të sjellë rrebeshe të fuqishme shiu në rajonet e goditura nga “Dorian”që është një lajm i hidhur, por meteorologët janë të shqetësuar se sistemi mund të fuqizohet dhe të arrijë shkallën e një stuhie Tropikale që është një nivel më i ulët se uragani.
Në Atlantikun Tropikal për momentin gjenden tre sisteme të cilat potencialisht mund të arrijnë nivele të larta zhvillimi dhe të arrijnë shkallën e uraganëve brenda disa ditëve të ardhshme dhe në këtë mënyrë të rrezikojnë përsëri Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe Karaibet./Meteoballkan