Pas Uraganit të kategorisë 5 “Dorian”, Ishujt Bahamas goditen nga një stuhi tjetër tropikale por krahasuar me “Dorian” Stuhia Tropikale “Humberto” është shumë më e dobët, megjithatë kur kemi parasysh se Bahamas u shkatërrua nga “Dorian”, reshjet që solli Humberto ishin mjaft problematike.
Stuhia Tropikale Humberto ishte parashikuar ti afrohej Florides, por parashikimet më të fundit e përjashtojnë një mundësi të tillë duke e lënë “Humbeton” në ujërat e hapura oqeanike të Atlantikut. Por, prapëseprapë stuhia do të ndjehet në brigjet juglindore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikes.
“Humberto” parashihet të arrijë fuqinë e uraganit të kategorisë 1, por nuk pritet të godasë token në Shtetet e Bashkuara të Amerikes./Meteoballkan