Fronti i ftohtë ajror i cili do të fillojë të depëtojë në rajonin tonë nga nesër do të shkaktojë ulje të ndjeshme të temperaturave pas vales se gjatë dhe të fuqishme të nxehtësisë e cila është prezente për një kohë mjaft të gjatë. Ky front do të ndikojë në pjesët kontinentale të rajonit më shumë veçanërisht në Kosovë ku të mërkurën pritet freskim i ndjeshëm i motit. Reshje ende nuk priten, megjithatë mund të ketë ndonje rrebesh apo rigë lokale shiu por reshje substanciale në Kosovë ende nuk priten dhe sipas ecurive aktuale sinoptike reshje shiu ne Kosovë mund të ketë nga e premta e tutje por ende nuk mund të themi ndonjë detaj sepse mund të ketë ndryshime.
Detaje dhe informacione rreth reshjeve aq shumë të nevojshme në Kosovë do të japim ditëve të ardhshme sapo të kemi informacione më të sigurta nga modelet globale kompjuterike për parashikim të motit./Meteoballkan