Spanja ditëve dhe netëve të fundit është goditur nga stuhi mjaft të fuqishme të cilat kanë shkatuar dëme të mëdha materiale por edhe viktima njerëzore.
Më e goditura është pjesa juglindore e Spanjes, rajoni i Valencias, Murcias, Almerias, Alicante, Granada etj. Gjithashtu stuhi të fuqishme goditen edhe ishuj Ishujt Balerik, Majorka, Ibiza etj. Stuhi dhe reshje të rrëmbyeshme shiu pati edhe në rajonin e Andaluzisë gegjësisht në qytetin e madh Malaga ku pati vërshime të mëdha dhe dëme materiale. Sot një sistem shumë i fuqishëm goditi edhe kryeqendren spanjolle Madridin ku gjithashtu u raportua për vërshime të mëdha
Nga të gjitha këto qytete dhe rajone të cilat i përmendëm por edhe nga rajone tjera ka skena pothuajse apokaliptike të vërshimeve masive gati të papara. Këto vërshime shkaktuan edhe vdekjen e të paktën 5 personave deri më tani, ndërsa numri i të lënduarve është edhe më i madh.
Stuhi të fuqishme në Spanjë priten edhe ditëve të ardhshme por do të jenë shumë më të izoluara./Meteoballkan