Dita e sotme (e Premte) do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Mëngjesi pritet të jetë mjaft i ftohtë dhe vende-vende edhe me ngrica, ndërsa dita pritet të jetë me intervale kohore me diell paradite, kurse pasdite pritet të ketë shtim të vranësirave.
Nga Mesdheu pritet të afrohet një masë ajrore e lagësht gjatë natës mes së premtës dhe së shtunës. Temperaturat do të jenë të ulëta në Kosovë dhe kjo mund të favorizojë edhe një mëngjes me reshje bore në shumë pjesë të Republikës së Kosovës (mëngjesi i së shtunës) duke përfshirë edhe disa ultësira. Edhe pse jemi në mes të Prillit temperaturat janë mjaft të ulëta në Kosovë dhe ky Prill llogaritet të jetë ndër më të ftohtit në dekadat e fundit në Kosovë dhe rajon.
Megjithatë dita (e shtunë) sjellë rritje të lehta temperaturave dhe reshjet e borës nëpër ultësira pritet të shndërrohen në reshje shiu në Kosovë. Nga e diela përmirësim i pjesërishëm i motit dhe rritje graduale e temperaturave, por prapë mbetet mot i paqëndrueshëm.
Gjatë javës së re priten rrebeshe të herëpashershme lokale shiu, me mundësi edhe për vetëtima dhe bubullimë, por temperaturat do të vijnë duke u rritur gradualisht./Meteoballkan