Kalimi i fronti të ftohtë dje dhe mbrëmë kushtëzojë ulje të pêrkohshme të temperaturave, por sot kemi rrymime të reja ajrore nga jugu dhe jugperëndimi, gjegjësisht nga Afrika Veriore dhe temperaturat kanë shënuar rritje të menjëhershme duke u kombinuar edhe me rreze të shumta diellore.
Nga nesër erërat jugore dhe jugperëndimore fuqizohen përsëri në shumë rajone herë pas here, por nuk pritet asgjë ekstreme.
Përpos intervaleve kohore me diell nesër priten vranësira dhe riga lokale shiu kryesisht të dobëta. Reshje atmosferike nuk pritet të ketë ende, përpos rugave sporadike të shiut.
Të shtunën pritet të kemi depërtimin e një fronti të ri të ftohtë ajror, por sipas të gjitha gjasa edhe ai pa reshje atmosferike ose me disa riga simbolike./Meteoballkan