Masa mjaft e ftohtë ajrore nga Evropa verilindore ka përfshirë sot rajonin tonë duke ulur temperaturat dhe duke na dhënë ndjesinë e vërtetë të dimrit që po afron. Në viset kodrinore-malore pati dhe lokalisht ende ka reshje bore të cilat në disa intervale ishin edhe intensive. Reshje bore pati në jug dhe lindje të Kosovës, juglinje të Shqipërisë dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut. Lokalisht edhe në disa vise tjera. Reshje shiu pati në disa ultësira të intensitetit shumë të dobët. Cikloni iku disa kilometra në juglindje dhe kjo mjaftojë që edhe reshjet e parapara të shiut të mos bien fare.
Temperaturat janë ulur deri në -2 gradë Celsius në rajonet ku ka reshje bore, ndërsa temperatura maksimale sot në Kosovë arrit deri në 6 gradë Celsius.
Masa relatiivisht të ftohta ajrore do të mbizotërojnë edhe dy ose tri ditë me riga të herëpashershme, kryesishst të dobëta shiu dhe fjolla bore në viset kodrinore-malore. Nga e diela pa reshje ndërsa nga e hëna stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave ditore. Rritjen e temperaturave mund ta ndal vetëm krijimi eventual i mjegullnajave ttë cilat parashihen gjatë javës së ardhshme sidomos nëpër disa lugina dhe ultësira. Të shpresojmë që mjegulla të mos qëndrojë gjatë./Meteoballkan